Prishtina mposhti Drenicën
02 shtator 2018
| 21:39
Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Drenicës, me rezultat 1-0.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, kurse Prishtina shënoi golin e parë dhe të vetmin në minutën e 62-të. Gauthier Mankenda realizoi pas një asistimi nga Khalid. Kryeqytetasit në dy ndeshje të zhvilluar në këtë edicion kanë realizuar dy fitore, kurse Drenica ka luajtur tri ndeshje dhe ka regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje.
/Epoka e re/