Prishtina mposhti ekipin hungarez në miqësore
17 janar 2023
| 16:10
Prishtina ka zhvilluar miqësoren e parë në token turke ku po kryen fazën përgatitore.
Skuadra kosovare është përballur me ekipin hungarez Siofok. Pas 90 minutave lojë, ishin kryeqytetasit që triumfuan me shifrat 2-1.
Mërgim Pefqeli në minutën e tretë dhe Kreshnik Uka në të 44 ishin realizuesit e golave për skuadrën bardhekaltër.