Prishtina mposhti Feronikelin, merr kryesimin në Superligë
07 nëntor 2018
| 15:23
FC Prishtina e mposhti Feronkelin në derbin e mbetur të xhiros se dhjetë me rezultat 0-1, dhe tash e kryeson renditjen tabelore në IPKO Superligë.
Pjesa e parë e derbit të zhvilluar në Drenas përfundoi 0-0, kurse në pjesën e dytë ishte Prishtina që shënoi golin e fitores nëpërmjet Mario Morinës (57). Derisa mysafirët nga minuta e 64-të, luajtën pa një lojtar pasi Diar Miftaraj u ndëshkua me karton të kuq, por edhe përkundër epërsisë numerike vendasit nuk arritën të barazojnë rezultatin.
Tash Prishtina është e para me 33 pikë të grumbulluara, kurse Feronikeli zbret në pozitën e dytë me 32 pikë.
/Epoka e re/