Prishtina mposhti Kapfenbergun

31 janar 2022 | 21:16

FC Prishtina arrin fitore me lojë të bukur ndaj Kapfenbergut, Dhurim Zhuri shkëlqen me dy gola.

FC Prishtina ka arritur fitore me rezultat 4:2 ndaj skuadrës së Ligës së Dytë të Austrisë, Kapfenberg, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Sfida e zhvilluar në fushat e kompleksit “Titanic”, dhuroi lojë të bukur nga Prishtina me aksione të rrjedhshme.

Gjithsesi, të parët që kaluan në avantazh ishin austriakët me një gol të realizuar që në minutën e parë për 0:1.

Prishtina reagoi shpejt dhe e barazoi rezultatin në 1:1 kur po zhvillohej minuta e katërt e ndeshjes.

Leotrim Kryeziu depërtoi bukur nga e djathta, pasoi për bashkëlojtarin e tij në sulm, Otto John, i cili shënoi nga afërsia për 1:1.

Trajneri Abdulah Ibrakoviq në 30 minutat e para aktivizoi formacionin bazë kurse më pas bëri zëvendësime të shumta.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat 1:1.

Prishtina golin e dytë e arriti në minutën e 47.

Agim Zeka shërbeu bukur Dhurim Zhurin, i cili goditi saktë për 2:1.

Austriakët tre minuta më pas barazuan shifrat në 2:2 (55′).

Prishtina e riktheu epërsinë në 3:2  me një gol të realizuar nga Bleart Tolaj (77′).

Ky i fundit e tundi rrjetën me një goditje të fortë nga rreth 20 metra.

Goli i fundit në ndeshje u realizua sërish nga Zhuri.

Adonis Aliu shpërtheu nga e djathtë, pasoi për Albin Prapashticën e ky i fundit goditi në portë teksa portieri pasi priti e dërgoi deri te Zhuri, i cili edhe një herë e dërgoi në portë, për rezultatin përfundimtar, FC Prishtina – SV Kapfenberg (4:2).

Kjo ishte ndeshja e fundit përgatitore e Prishtinës në Turqi.

Prishtinasit deri më tash i kanë zhvilluar pesë ndeshje kontrolluese në tokën turke, ndaj Chernomoresti Odesa, Atyrau, Gornik Alanya Vladikavkaz dhe Kapfenberg

Prishtina humbi nga Chernomoresti 4:0, barazoi me Atyraun 2:2, pësoi 2:1 nga Gornik dhe fitoi 2:0 ndaj Alanyas dhe ndaj Kapfenbergut me shifrat 4:2.

Trajneri Abdulah Ibrakoviq e nisi ndeshjen me 11-shen si më poshtë:

?? ?????????: Nika, Mici, Pllana, B. Krasniqi, Mankenda, Karabaci, Boshnjaku, Hoti, E. Krasniqi, Kryeziu, John.

? ?????????? ????: Haxho, Zeka, Zhuri, A. Shabani, Prapashtica, Tolaj, Mone, Aliu, Ismajli, Sulley, R. Shabani. Trajner: Abdulah Ibrakoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Armagedoni Njëherë e një kohë u thoshte fëmijëve çdo…