Prishtina mposhti KEK-un në miqësore
FC Prishtina dhe KF KEK-u, sot zhvilluan miqësore në fushën e 2 Korrikut në Arbëri të Prishtinës. Dy skuadrat shfrytëzuan pauzën e Kombëtares duke u përballur në një testuese për të parë formën e futbollistëve, sidomos bardhekaltrit duke iu dhënë mundësi edhe futbollistëve me më pak minutazhë në këmbët e tyre.
FC Prishtina fitoi duelin 2-1, edhe pse skuadra “elektriciste” udhëhoqi e para në pjesën e dytë (64′).
Prishtinasit së pari barazuan me të riun e U21, Sinan Kadiri pas këndores së harkuar nga Rigon Llugiqi (70′), ndërsa Rigon Llugiqi ishte protagonist dhe realizues edhe i golit të dytë pas asistimit të Albin Krasniqit (86′).
Skuadra vazhdon edhe nesër me seanca të rregullta stërvitore, veçse nga fusha sistemohet në sallën e fitnesit.
FC Prishtina – KF KEK-u 2-1 (0-0)
Golashënues për Prishtinën: Sinan Kadiri 70′, Rigon Llugiqi 70′
Prishtina: Agron Kolaj (Ardit Nika 46′ – Altin Gjokaj 46′), Reart Bajrami, Diar Halili (Ramiz Bytyqi 46′), Ardian Limani (Leonat Vitija 46′), Ron Raçi, Amar Demolli (Albin Krasniqi 46′), Gentrit Salihu, Rigon Llugiqi, Marc Olivier (Sinan Kadiri 46′), Junior Ngatta (Blend Shasivari 63′), Leotrim Kryeziu.