Prishtina mposhti Ponte Prizreni

31 janar 2021 | 08:58

Sigal Prishtina ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 66:74 (17:26, 19:15, 18:15, 12:18), në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Bardhekaltrit e filluan shumë mirë dhe fituan çerekun e parë 17:26. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, që u fitua nga vendasit 19:15, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 36:41.

Bardhekaltrit nga Prishtina kishin epërsi deri në 10 pikë, 41:51, por me kalimin e minutave vendasit ngushtuan shifrat në 52:53, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 54:56. Vendasit u munduan të rikthejnë rezultatin, por vetëm ngushtuan rezultatin në 61:63, kurse më pas lojën e kontrolluan prishtinasit, që triumfuan në fund 66:74.

Te Ponte Prizreni u dalluan Urim Zenelaj me 16 pikë e 12 kërcime dhe Xavier Cannefax me 22 pikë e gjashtë asistime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Tevin Mack me 23 pikë e gjashtë kërcime, Seth Ladey me 14 pikë e nëntë kërcime dhe Meriton Ismaili me 15 pikë e nëntë kërcime.

Ponte Prizreni ka 13 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Sigal Prishtina gjashtë fitore dhe 13 humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Pejës me…