Prishtina mysafire e Medi Bayreuth
30 tetor 2019
| 11:45
Kampionia e Kosovës, Sigal Prishtinës të mërkurën do të përballet në udhëtim me skuadrën gjermane, Medi Bayreuth, ndeshje që fillon nga ora 20:00.
Ky takim zhvillohet në kuadër të grupeve në FIBA Europe Cup. Prishtinasit në xhiron e parë mposhtën në shtëpi Apoel Nicosia me rezultat 93:74, ku kishte shkëlqyer Dardan Berisha me 32 pikë.
Berisha hyri në Top-5 e javës e më pas edhe më pas u shpall edhe Lojtari i Javës në xhiron e parë të FIBA Europe Cup. “Bardhekaltrit” shpresojnë se në këtë edicion do të arrijnë rezultate sa më të mira, kurse edicionin e kaluar për herë të parë ishin në Top-16.