Prishtina ndahet baras me Gjilanin

07 nëntor 2021 | 15:47

Gjilani dhe Prishtina kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Mendurim Hoti kaloi kryeqytetasit në epërsi në minutën e 31-të të ndeshjes, e që ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Shpresat për pikë te Gjilani filluan të shuheshin kur Useini u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 57-të të ndeshjes.

Por, Gjilani arriti të barazonte rezultatin në minutën e 67-të kur Gerhard Progni shënoi nga pika e bardhë. Më pas, ekipi i Ismet Munishit pati edhe disa raste të mira shënimi, por portieri i Prishtinës, Betim Halimi ishte në top formë.

Me këtë pikë, Gjilani vendoset në pozitën e dytë në tabelë me 22 pikë, dy më pak se lideri Ballkani. Në anën tjetër, Prishtina mbetet e gjashta me 17 pikë të tubuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmi “Zgjoi”me regji të Blerta Bashollit ka marrë çmimin “Die…