Prishtina ndahet baras me Llapin
Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Llapit kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur të dielën në mbrëmje baras me rezultat 2-2, në derbin e javës së 13-të në Superligën e Kosovës që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kryeqytetasit e mbyllen pjesën e parë me epërsi minimale 0-1, derisa golin e shënoi Jalen Blesa (28’) nga penalltia. Në fillim të pjesës së dytë, Prishtina mbeti pa një lojtar pas përjashtimit të Muhamed Useinit me karton të kuq.
Në minutat në vazhdim Llapi e shtoi presionin edhe arriti të barazon rezultatin në minutën e 54-të, kur Muhamet Hyseni e shfrytëzoi një gabim të portierit Nika dhe realizoi për 1-1.
Në minutën e 67-të, Hyseni edhe një herë doli në skenë duke realizuar për 1-2. Dhjetë minuta me vonë, vendasit e barazuan rezultatin me golin e Blesas. Pas kësaj ndeshje është në vendin e pestë me 17 pikë, kurse Llapi mbetet i treti në tabelë me 22 pikë.
/Veton ZYMBERI/