Prishtina ndahet me Mirel Josën?
04 korrik 2019
| 12:01
Tashmë është gjithçka e qartë, Prishtina është ndarë me trajnerin Mirel Josa.
Eliminimi turpërues nga Europa League ka bërë që Prishtina dhe Josa përfundimisht t’i ndajnë rrugët sepse ky konsiderohet si kulmi i dështimeve të trajnerit nga Shqipëria me klubin më të madh kosovar.
Ai ka dështuar edhe në dy vitet e kaluara t’i fitojë dy tituj dhe një kupë, që ishin prioritetet e Prishtinës, me të cilën krejt çka ka fituar është një Kupë dhe dy kualifikime të “rastësishme” në Europa League, shkruan “Express”.
Për ndarjen me Josën pritet vetëm konfirmimi i klubit.