Prishtina ndalet në barazim nga Dukagjini
28 shtator 2023
| 17:00
Skuadra e Prishtinës ka ndarë pikët me Dukagjinin, pasi të enjten kanë luajtur me rezultat 2-2.
Kryeqytetasit e nisën më mirë ndeshjen dhe arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 22-të, kur Krasniqi shënoi nga pika e bardhë. Tetë minuta me vonë skuadra nga Klina rikthehet në lojë, falë autogolit të Mujës.
Në fund të pjesës së parë, Basri i Dukagjinit shënon autogol dhe kryeqytetasit shkojnë në pushim me epërsi të një goli (2-1). Në pjesën e dytë rastet nuk munguan, por u shënua vetëm një gol nga Altin Merlaku, që vulosi rezultatin final 2-2.
Pas kësaj ndeshje, Prishtina ngritët në pozitën e katërt me 10 pikë e në anën tjetër Dukagjini zë vendin e gjashtë me 7 pikë.
/Epoka e re/