Prishtina ndalet në barazim nga St Joseph’s
27 qershor 2019
| 22:37
FC Prishtina e ka nisur me barazim aventurën në Ligën e Evropës për ketë edicion, pasi ka luajtur baras me St Joseph’s (1-1), në ndeshjen e parë parakualifikuese që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Për vendasit shënoi Armend Dallku nga penalltia në minutën e 28-të, kurse tre minuta më vonë mysafirët e barazuan rezultatin nëpërmjet Juan Penaloza. Në pjesën e dytë, Prishtina u mundua të gjejë golin e fitores por pa ndonjë sukses.
Tash kualifikimin në raundin tjetër të dyja këto skuadra e kërkojnë në ndeshjen e kthimit që zhvillohet të martën në Gjibraltar.
/Epoka e re/