
Prishtina ndalet nga Gjilani
FC Prishtina e ka regjistruar edhe një dështim në Superligë, pasi ka luajtur baras me Gjilanin (0-0), në ndeshjen e mbetur të javës së 26.
Loja e zhvilluar të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte interesante ku nuk munguan edhe rastet për gol. Duhet cekur se Prishtina e pati rastin me të mirë për të shënuar gol në minutën e parafundit të ndeshjes, por gjuajtjen e Endrit Krasniqit nga penalltia e ndali portieri Enea Koliçi. Pas humbjes nga Feronikeli, ky është dështimi i dytë me radhë për Prishtinën që mbetet një hap pas Ballkanit dhe Dritës në tabelën e klasifikimit.
Kryeqytetasit renditen në pozitën e tretë me 51 pikë, katër pikë me pak se dy skuadrat lidere. Në anën tjetër Gjilani nën drejtimin e Ismet Munishit regjistron një fitore ndaj Trepçës ’89 (2-1) dhe barazim ndaj Prishtinës (0-0). Gjilani renditet në vendin e katërt me 37 pikë.
/Epoka e re/