Prishtina ndalon mjetet piroteknike
20 dhjetor 2019
| 10:35
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka nxjerrë urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.
Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor deri më 3 janar 2020.
Për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.
Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro.