Prishtina: Ndeshja me Feronikelin dhe ajo më Malishevën luhet në Hajvali

10 gusht 2023 | 13:49

Skuadra më e trofeshme në vend Prishtina ka konfirmuar se dy ndeshjet e para si vendas, atë me Feronikelin (java e parë) dhe ajo më Malishevën (java e tretë), do të luhet në fushën në Kampin Nacional në Hajvali.

Ky ndryshim ka ardhur pasi fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” është duke u bërë gati për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës që i luan në muajin shtator.

“Dy ndeshjet e para të kampionatit, java e parë me Feronikelin dhe java e tretë me Malishevën, skuadra jonë do t’i zhvillojë në Hajvali, në kampin nacional. FC Prishtina ka pranuar këtë akt për të mirëkuptuar ndeshjet kualifikuese të Kosovës për muajin shtator. Ndeshja e javës së parë me Feronikelin zhvillohet këtë të shtunë më 12 gusht nga ora 17:00”, ka njoftuar FC Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…