Prishtina në bisedime me Sokolin dhe Osmanin
03 shtator 2019
| 11:19
FC Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa dhe tash është duke kërkuar zëvendësuesin e tij.
Gazeta ka mësuar se kryeqytetasit kanë filluar kontaktet me ish-trajnerin e tyre, Bylbyl Sokolin. “Profa” para fillimit të këtij edicioni ndau rrugët me skuadrën e Ferizajt dhe sipas burimeve të gazetës është shumë i interesuar të rikthehet ne krye të skuadrës “bardhekaltër”.
Në opsion për trajner të ri të Prishtinës është edhe Qatip Osmani, i cili ditë më parë është larguar nga drejtimi i Shkëndijës së Tetovës.
Prishtina nuk e nisi mirë kampionatin 2019/2020, pasi ën dy ndeshjet e zhvilluara arriti një barazim dhe një humbje.
/Epoka e re/