Prishtina në finale edhe në konkurrencën e meshkujve

21 maj 2021 | 17:06

Pas hendbollisteve të Prishtinës edhe hendbollistët e skuadrës nga kryeqyteti kanë siguruar finalen e Kupës së Republikës së Kosovës.

Prishtina fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 43:28. Ndeshja e parë gjysmëfinale e hendbollistëve është luajtur të premten pasdite në palestrën e qytetit në Istog.

Pas pjesës së parë rezultat ishte 20:19 për Prishtinën. Por dallimi i madh në rezultat është bërë në pjesën e dytë.

Agon Bajqinovci shënoi 12 gola për Prishtinën, ndërsa 7 i kishte Deniz Terziqi. Festim Mustafa e Hamdi Salihu i kishin nga 8 gola te Kastrioti .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, Qeveria e Republikës së…