Prishtina në Ligën e Kampionëve
22 qershor 2019
| 17:08
Kampionia e Kosovës në basketboll, Z Mobile Prishtina sërish do të jetë pjesëmarrëse në Basketball Champions League.
Kjo është konfirmuar nga faqja zyrtare e kësaj lige, ku thuhet se Prishtina do të nisë garat nga kualifikimet. Shorti për këtë raund do të hedhet më 4 korrik.
Në këtë raund janë 16 skuadra, ku tetë kalojnë tutje, derisa janë konfirmuar edhe skuadrat që ndodhen në rrethin e dytë.
Prishtina edhe më parë kishte marrë pjesë në kualifikime të kësaj gare, ku në edicionin e kaluar ishte eliminuar nga skuadra holandeze, Donar Groninen, derisa ishte pjesë edhe e FIBA Europe Cup, ku arriti në mesin e 16 skuadrave më të mira të kësaj gare.
Këtë edicion edhe nënkampioni Rahoveci kishte aplikuar për Basketball Champions League.