Prishtina në natën e njëmbëdhjetë të karantinës, heshtje në rrugë

23 prill 2020 | 00:02

Kryeqyteti i Kosovës sonte ka hyrë në natën e njëmbëdhjetë të karantinës, për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19.

Edhe sonte rrugët e kryeqytetit ishin të qeta, nuk shihej as lëvizje e qytetarëve dhe as e makinave, përveç lëvizjeve të ndonjë automjeti të policisë.

Në lagjen “Dardania” shihet fotografia e ish-presidentit Bill Clinton e vendosur në mes të flamurit të Kosovës dhe atij amerikan, afër shtatores së tij, e cila bën dritë në heshtjen e pandemisë në kryeqytet.

Edhe të mërkurën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 26 raste të reja të infektuar me Covid-19.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar lajmit se në Prishtinë s’ka raste të reja me Covid-19.

“0 (zero) raste të reja në Prishtinë, dhe 26 në krejt Kosovën. Looking good! Vazhdojmë Prishtinë #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ndërkaq mikrobiologu, Lul Raka, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, se epidemia mbyllet 28 ditë pas rezultatit negativ të pacientit të fundit të vërtetuar në laborator.

Kosova deri më tash ka regjistruar 630 raste të të infektuarve me koronavirus; prej tyre 18 kanë vdekur, 138 janë shëruar.

Më poshtë keni videot dhe fotografitë e realizuar në Prishtinë pas orës 23:00 nga ekipi i “Epokës së re”:

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti i Misurit në SHBA, Gjermania dhe Britania kanë folur…