Prishtina në natën e shtatë të karantinës
Kryeqyteti i Kosovës sonte ka hyrë në natën e shtatë të karantinës, dhe po vazhdon duke respektuar masat që ka marrë Ministria e Shëndetësisë për të luftuar pandeminë Covid-19.
Edhe sonte rrugët e Prishtinës ishin të qeta, pa lëvizje të qytetarëve dhe as të makinave, raporton “Epoka e re”.
Këtë të shtunë u konfirmuan edhe 30 raste të reja me Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë u ka bërë thirrje sonte qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe kur të dalin jashtë të respektojnë distancën prej dy metrash.
Bazuar në këto masa, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.
Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, por sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill.
Deri më tani në Kosovë është raportuar për 510 persona të infektuar me sëmundjen Covid-19. Në mesin e tyre, 93 pacientë janë shëruar, ndërsa 12 të tjerë kanë vdekur.
Më poshtë keni fotografitë e realizuara dhe videon në Prishtinë rreth orës 22:30 nga ekipi i “Epokës së re”: