Prishtina nënshkruan kontratë me talentin Amar Demolli
FC Prishtina ka nënshkruar kontratë me futbollistin e talentuar, Amar Demolli. 16-vjeçari është produkt i Shkollës së Futbollit “Kurda”, që njihet si “çerdhe” e talenteve, shkollë e cila drejtohet nga zbuluesi i madh i futbollisteve të talentuar, Mehmet Kurda.
Demolli të hënën nën shoqërinë e babait të tij, Nuredinit dhe trajnerit Mehmet Kurda, ka firmosur kontratë me klubin e Prishtinës. Talenti prishtinas është edhe reprezentues i Kosovës U-17, Përfaqësuese me të cilën ka luajtur edhe në kualifikimet e fundit për Kampionatin Evropian.
Amari u prezantua në klub nga drejtori sportiv Driton Krasniqi. Skuadra kryeqytetase arriti që ta rekrutojë në radhët e saj një futbollist të talentuar e bashkëpunimi trajnerin Mehmet Kurda do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Pas nënshkrimit të kontratës, Amari tashmë si futbollist i Prishtinës i pa nga afër ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” derisa pozoi me fanellën “bardhekaltër” edhe në fushën e gjelbër.
Ai e ka dhënë edhe një intervistë për faqen zyrtare të klubit tonë.
?????????? ??̈ ???? ?????̈ ? ?? ?????????̈? – Është privilegj shumë i madh që të jem pjesë e Prishtinës. Jam shumë i lumtur dhe premtoj se do ta jap maksimumin tim në fanellën bardhekaltër.
????? – Do ta bëj më të mirën time në stërvitje në mënyrë që të zë vend edhe në përbërje. Me punë mund të arrihet çdo gjë.
????????? ??̈? ??????̈? – Tifozëve ju premtoj se do t’i bëj të lumtur me paraqitjet e mia. Shpresoj se me rezultatet tona do të kënaqen pas çdo sfide.