Prishtina nesër fillon grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme
09 prill 2018
| 16:13
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër (e martë) fillojnë me aksionin për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme.
Sipas zyrtarëve komunalë, grumbullimi i mbeturinave të vëllimshme do të fillojë në lagjet “Medrese”, “Gjinaj”, “Taslixhe”, “Bledi”, “Vreshta” dhe “Çamëri”.
Qytetarët obligohen që në lagjet e caktuara, sipas datave t’i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre, apo në periudhën kohore nga 9 deri më 13 prill t’i sjellin ato vet në kompaninë “Pastrimi”.