
Prishtina niset për Budapest, nesër zhvillon ndeshjen ndaj Ferencvaros
05 korrik 2021
| 12:27
Prishtina është nisur drejt Budapestit ku nesër do të përballet me skuadrën e Ferencvaros.
Ferencvaros dhe Prishtina do të përballen nesër nga ora 18:00, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Futbollistët e Prishtinës tashmë kanë marrë rrugën për Budapest ku edhe do të zhvillohet ndeshja në stadiumin “Groupama Arena”.
Ekipi nga kryeqyteti do të zhvillojë stërvitjen e parë në Hungari sot prej orës 18:45. Prishtina erdhi deri në këtë fazë pasi fitoi raundin para-kualifikues përballë Folgore dhe Inter Escaldes.
Ndeshja e parë zhvillohet nesër nga ora 18:00 në Budapest, ndeshja kthyese më 13 korrik në “Fadil Vokrri”.