Prishtina njoftohet me humbjen në Drenicë
Prishtina ka humbur 1-0 nga Drenica në xhiron e 24 në Superligë, ndërsa Trepça ’89 e Llapi kanë ndarë pikët duke barazuar 3-3.
Pas barazimit me Trepçën ‘89, Prishtina është mposhtur 1-0 nga Drenica, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24 në Superligën e Kosovës.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve për Drenicën e realizoi Meziu në minutën e 52’të.
Drita ka shansin të marrë kreun pas dështimit të Prishtinës, gjithmonë nëse mposht Vëllaznimin.
Në takimin tjetër, Llapi e Trepça ’89 kanë ndarë pikët duke barazuar 3-3 në një ndeshje dramatike ku mysafirët shënuan golin e epërsisë në minutat shtesë dhe pak sekonda para fundit, vendasit barazuan për 3-3, përcjell Gazeta Express.
Të dielën zhvillohen katër ndeshje:
Besa Peje – Gjilani
Flamurtari – Liria
Vellaznimi – Drita
Vllaznia Pozheran – KF Feronikeli