“Prishtina” njofton se deri në mesnatë vazhdon sanimi i gypit të ujësjellësit
15 qershor 2021
| 23:54
Punimet teknike për sanimin e gypit fi 200 mm në rrugën e “Tiranës” në Prishtinë ende janë duke vazhuar ka bërë me dije Arjeta Mjeku përmes një njoftimi për media.
Mjeku ka thënë se ekipet e Ujësjellësit “Prishtina” janē duke vazhduar sanimin deri në mesnatë.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe të operimit janë duke punuar pandërprerë nën mbikëqyrjen e drejtorisë teknike, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.