Prishtina: Nuk do të sjellim futbollistë nga jashtë

09 qershor 2020 | 12:45

Skuadra e Prishtinës ka mohuar zërat se është e interesuar të sjellë në Kosovë futbollistë nga jashtë.

Ky klub nëpërmjet një njoftimi për medie, ka bërë me dije se fondi i futbollistëve aktual është i jashtëzakonshëm, por nuk përjashtohen përforcimet nga kampionati vendor.

“Brenda pak ditësh në dy raste po qarkullon një lajm i rrejshëm nëpër disa portale se kinse Prishtina po negocion me një futbollist të huaj nga liga tre apo katër e Finlandës të cilit as emrin nuk ia dimë. Është çudi e madhe që përmenden tre skuadra në luftë për trofe dhe na bënë të mendojnë thellësisht në ndonjë luftë të pistë nga njëra prej klubeve të cilave nuk përmendet si e ‘interesuar’ për shërbimet e këtij futbollisti të panjohur. Ne ju sugjerojmë të jeni të qetë, sepse Prishtina nuk e ka më ndërmend të sjell lojtar nga jashtë vendi, por për lojtarët brenda kampionatit tonë nuk iu garantojmë! FC Prishtina ka fond të jashtëzakonshëm futbollistësh me të cilët jemi jashtëzakonisht të kënaqur dhe me të cilët jemi në rrugë të duhur drejt qëllimit që kemi”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

Siç dihet skuadra kryeqytetase është në garë për titull dhe Kupë. Në dy ndeshjet e zhvilluara pas pandemie, Prishtina k arritur t’i fitoi ndaj Drenicës dhe Ferizajt.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve ekonomike, Ibish Mazreku, vlerësoi se BQK-ja ka…