Prishtina nuk po pajtohet assesi me ndarjen e drejtësisë në fushë: Jemi të vjedhur (Video)
18 mars 2024
| 15:37
Rastet e padrejtësive gjatë ndeshjeve në futbollin vendor po vazhdojnë të jenë dukuri në rritje, ndërsa me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët dhe VAR-i assesi nuk po pajtohet skuadra e Prishtinës.
Në një video të postuar sot në “Facebook”, Prishtina ka publikuar pamje nga disa ndeshje të këtij sezoni në të cilat vërehen gabime nga gjyqtarët, si dhe mos reagim nga VAR-i.
“Nuk jemi të dëmtuar, jemi të vjedhur”, ishte mbishkrimi i videos të cilën e postoi skuadra nga kryeqyteti.