Prishtina ofron shërbime shëndetësore falas për policët e Kosovës

23 janar 2024 | 15:15

Policët e Kosovës do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë falas të gjitha shërbimet që ofron Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë. Kjo pas vendimit që ka marrë Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Për t’i njoftuar me shërbimet që ofrojnë drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën kanë vizituar QKMF-në, ku ky i fundit edhe u informua me të gjitha shërbimet që ofrohen falas.

Sadiku ka thënë se ka njoftuar drejtorin e policisë në detaje për shërbimet që do t’i ofrohen pjesëtarëve të policisë.

“Qëllimi ynë ka qenë me njoftuar komandantin se cilat shërbime janë, cilat mund t’i ofrojmë ne për Policinë e Kosovës. Ne e kemi njoftuar në detaje, me qëllim që të gjithë pjesëtarët e policisë të fillojnë me shfrytëzuar këtë të drejtë që ua ka dhënë Asambleja Komunale e Prishtinës” ka thënë Sadiku.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se shpreson të ketë policë të shëndoshë për t’i shërbyer qytetarëve të Prishtinës.

“Ishte një vendim shumë i drejtë dhe i mirëpritur nga Policia e Kosovës. Ne do të marrim përsipër që të njoftojmë të gjithë policët e Kosovës dhe t’i shfrytëzojnë këto shërbime që ka ofruar falas kryeqyteti dhe qendrat e mjekësisë familjare. Po shpresojmë të kemi policë të shëndoshë për me i shërbyer qytetarëve të Prishtinës”, ka thënë Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Eder Militao do të luajë edhe për një kohë…