Prishtina organizon aksionin pesëditorë për grumbullimin e mbeturinave

21 qershor 2020 | 16:03

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se nesër (e hënë) do të nis aksioni pranveror për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme në kryeqytet.

Ai ka thënë se ky aksion do të vazhdojë deri më 26 qershor dhe do të zhvillohet në pesë zona të Prishtinës.

“Në kuadër të politikave për një qytet sa më të pastër, Komuna e Prishtinës përmes kompanisë së kontraktuar ‘Pastrimi’ organizon aksionin pranveror për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali. Aksioni do të zhvillohet pesë ditë, në pesë zona të ndryshme të qytetit prej 22 – 26 qershor. Qytetarët obligohen që në lagjet e caktuara, sipas datave, t’i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre”, ka njoftuar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të…