
Prishtina organizon Manifesta 2022
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije të premten se Prishtina ka fituar të drejtën e nikoqirit të një prej evenimenteve më të mëdha artistike në Evropë, atë të Manifesta 14, i cili do të organizohet në vitin 2022.
“Pas Zurichut 2016, Palermo 2018, Marseille 2020, është Prishtina 2022. Në një garë me Vjenën dhe Kievin, bordi i Manifestës ka zgjedhur aplikimin e Prishtinës duke dërguar mesazhin se Ballkani është pjesë e Evropës dhe se mund të kontribuojë. Në tri vitet e ardhshme do të punojmë që ky organizim që sjellë mbi 200 mijë vizitorë të jetë më i miri ndonjëherë. Manifesta do të sjellë artistë, urbanistë e intelektualë ndërkombëtarë për të diskutuar, intervenuar e ngritur çështje për hapësirën tonë të përbashkët. Urime Prishtinë!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/