Prishtina pa ‘Plisat’ në Gjilan
18 prill 2019
| 17:17
Skuadra e Prishtinës do të udhëtojë në Gjilan pa tifozerinë e tyre në ndeshjen që do ta zhvillojnë më 20 prill (e shtunë).
Lajmin se nuk do të udhëtojnë në Gjilan, është konfirmuar edhe nga “Plisat”.
“Pas lajmërimit tonë që do të udhëtojmë në Gjilan me datën 20(të shtunën), morëm përgjigje negative nga Policia e Kosovës, me arsyen se stadiumi në Gjilan është duke u rinovuar dhe nuk ka kushte për të dy tifozëritë pasi që paraqet rrezik për masën në tribuna”, thuhet në njoftim e “Plisave”.