Prishtina pa problem mposhti Trepçën ‘89
27 nëntor 2022
| 15:53
Pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore (dy barazime e dy humbje), skuadra e Prishtinës është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit fituan në udhëtim kundër Trepçës ’89, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Riza Lushta” përfundoi me rezultatin 0:3.
Kreshnik Uka (39’ – nga penalltia), Muhamed Useini (50’) dhe Ramiz Bytyqi (94’) shënuan në fitoren e skuadrës “bardhekaltër”.
Prishtina pas kësaj fitore ka 26 pikë dhe renditet e katërta në tabelë, kurse Trepça ’89 është e parafundit (9) me 18 pikë.
Të dy skuadrat do të zhvillojnë edhe nga një ndeshje të mbetur për këtë vit.
Ashtu si Prishtina, edhe Trepça ’89 për kundërshtar në ndeshjen e mbetur e ka Ballkanin.