‘Prishtina Parking’ do t’i nënshtrohet auditimit

21 mars 2024 | 13:53

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka njoftuar se do ta bëjë auditimin e Ndërmarrjes Publike Lokale (NPL) në kryeqytet, “Prishtina Parking”.

Procesit së auditimit do t’i nënshtrohet Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria për Inspektim dhe ndërmarrja publike që menaxhon me parkingjet.

Auditimi do të vlerësojë efikasitetin dhe efektivitetin e shërbimeve për qytetarët, ofruar nga NPL “Prishtina Parking”, si dhe masat dhe veprimet në menaxhimin e parkingjeve dhe bashkëpunimin me Inspektoratin e Komunës së Prishtinës dhe Policinë e Kosovës.

Fokusi i këtij auditimi do të jetë:

-Nëse “Prishtina Parking” ka bërë shënjimin e parkingjeve për qytetarët dhe ka informuar ata për mënyrat dhe format e parkimit në qytet, si dhe ka siguruar disponueshmëri të parkingjeve, qasje të barabartë për të gjithë duke vendosur në prioritetet banorët rezidentë;

-Nëse “Prishtina Parking” ka siguruar forma të duhura të informimit të qytetarëve, të nevojshme dhe të lehta për të paguar qytetarët për shfrytëzimin e këtyre parkimeve, si dhe nëse ka siguruar një sistem të mirëfilltë dhe të sigurt të pagesave të parkimeve me laura duke shmangur keqpërdorimet nga zyrtarët e ndërmarrjes;

-Nëse ka një bashkëpunim të duhur me Komunës e Prishtinës, më konkretisht me Inspektoratin për përcjelljen dhe inspektimin e parkimeve të cilat shfrytëzohen nga qytetarët; si dhe

-Nëse ka arritur të ndërtojë një sistem bashkëpunimi edhe me Policinë e Kosovës për mbarëvajtjen e parkimit të veturave në qytet duke synuar një organizim më të mirë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Botës 2030, që Spanja do ta presë me…