Prishtina Parking ka një njoftim të rëndësishëm, do të ndryshojë orarin e parkingjeve që nga nesër

27 gusht 2023 | 20:42

Prishtina Parking ka njoftuar se orari i parkingjeve nga e hëna deri të shtunën do të bëhet nga ora 07:00 në 23:00.

Një gjë të tillë e ka njoftuar Komuna e Prishtinës përmes ‘Facebook’-ut, teksa ka thënë se orari do të hyjë në fuqi që nga nesër (28 gusht), shkruan Gazeta Insajderi.

“Konform Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës nga data 28.08.2023 do të ndryshohet orari i parkingjeve (parkingje komerciale dhe rezidenciale) në Zonën 1 (Qendra e Qytetit), duke filluar nga ora 7:00 deri në ora 23:00, nga e hëna deri të shtunën”, thuhet në njoftimin e komunës.

Arsyet e ndryshimit të orarit nuk janë bërë të qarta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, po merr pjesë në…