Prishtina për herë të dytë dezinfekton rrugët dhe hapësirat publike

08 prill 2020 | 15:54

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se sot kanë filluar me dezinfektimin e rrugëve dhe hapësirave publike, për herë të dytë në kryeqytet.

Kjo komunë, ka theksuar se fillimisht po bëhet larja e thellë e të gjitha rrugëve me cisterna, ku pastaj do të vazhdohet me dezinfektimin e hapësirave publike dhe mobilerisë urbane (ulëseve, shportave, shtyllave) përmes pompave të krahut.

“Falënderojmë ekipet në terren për punën e palodhshme! Ky dezinfektim është pjesë e masave mbrojtëse të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Kurse, qytetarët i lusim që t’i shmangin maksimalisht daljet”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Image may contain: one or more people, people standing, car and outdoorImage may contain: one or more people and outdoorImage may contain: one or more people, people walking and outdoorImage may contain: one or more people, shoes and outdoorImage may contain: 1 person, standing and outdoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës të martën do të mbajë seancën e…