Prishtina për herë të parë hap panairin e prodhimeve vendore bujqësore
Për herë të parë në Komunën e Prishtinës do të hapet panairi i prodhimeve vendore bujqësore.
Kjo komunë ka bërë me dije se ky panair do të jetë i hapur nga 1 deri më 3 nëntor, ku prodhuesit mund t’i ekspozojnë prodhimet e tyre.
“Ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet bujqësore prodhuese e përpunuese të territorit të Prishtinës, do t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, me ç’rast vizitorët e panairit do të njoftohen për së afërmi me prodhimet vendore. Nën moton ‘Mendo për nesër, blej prodhime vendore’, ky panair ka për qëllim që të promovojë prodhuesit bujqësorë vendorë, ashtu që të kemi zhvillim rural të qëndrueshëm. Panairi do të jetë i hapur më 1, 2 dhe 3 nëntor, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
/Epoka e re/