
Prishtina përballet me Apoel Nicosian
12 nëntor 2019
| 14:16
KB Sigal Prishtina sot (e martë) do të jetë mysafire e Apoel Nicosia në Qipro. Kjo është ndeshja e katërt në Grupin C të FIBA Europe Cup.
Kampionia e Kosovës në basketboll nga tri ndeshje ka regjistruar një fitore dhe dy humbje, kurse Apoel ka tri humbje në tri ndeshje.
Për “bardhekaltrit” kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të vazhduar në rrethin e ardhshëm të kësaj gare. Edicionin e kaluar, kryeqytetasit arritën suksesin më të madh në këtë garë, duke hyrë në Top 16.
Kampionët e Kosovës shpresojnë se do të përsëritin këtë sukses edhe në këtë edicion. Ndeshja Apoel Nicosia-Sigal Prishtina zhvillohet nga ora 17:00 me kohën tone lokale. Takimin e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave e kishte fituar Prishtina me rezultat 93:74.