Prishtina përforcohet me Sodiq Ololade Atanda

19 gusht 2021 | 16:48

Qendërmbrojtësi korpulent Sodiq Ololade Atanda i lindur në Nigeri dhe me pasaportë shqiptare, nënshkruan me kampionin aktual të Kosovës, Prishtina.

Futbollisti 27-vjeçar pas përvojës disa vjeçare në futbollin shqiptar dhe ndërkombëtar gjegjësisht në atë izraelit tek Hapoel Kfar Saba, arrin marrëveshje për bashkëpunim me kampionin aktual të Kosovës, FC Prishtina.

“Unë si pjesë e këtij klubi pres të fitoj edhe më tutje eksperiencë duke rifilluar prej aty ku u transferova dhe shpresojë që do t’i jap klubit mbështetjen time maksimale për të shkuar sa më lartë karshi pritshmërive tona dhe unë do të isha krenar që bashkë me shokët e ekipit të korrim sukses në këtë sfidë të re dhe kampionat të ri. Jam tejet i lumtur që vi këtu sepse ndihem si në shtëpi ngase Kosova është afër Shqipërisë dhe siç e dini unë jam me pasaportë shqiptare dhe kisha eksperiencë të jashtëzakonshme gjatë qëndrimit tim atje. Mezi pres që të takohem edhe me tifozët tanë, të cilëve dëshiroj të ju tregoj se çfarë jam i gatshëm të bëjë këtu për ekipin tonë, duke dhënë 100%-shin e kapacitetit tim, me punë dhe përkushtim”, ka thënë Atanda, i cili ka luajtur për 36 Lions (2010-2012), Apolonia (2013-2015), Partizani (2015-2019) dhe Hapoel Kfar Saba (2019-2021). Ndërkohe ai ishte pjesë e Kombëtares U23 të Nigerisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në…