Prishtina përjashtohet nga ENBL për shkak të borxheve
30 shtator 2023
| 17:47
Liga Evropiane e Basketbollit Verior e ka përjashtuar KB Sigal Prishtinën nga garat për shkak të detyrimeve të paplotësuara financiare.
Këtë e bëri të ditur vetë ENBL-ja përmes një komunikate të lëshuar në uebfaqe.
Përkundër kësaj, ENBL e ka falënderuar klubin kryqytetas për pjesëmarrjen.
“Liga Evropiane e Basketbollit Verior e ka përjashtuar nga gara KB Sigal Prishtina, me datë 29.09.2023, për shkak të detyrimeve të paplotësuara financiare”.
“ENBL falënderon KB Sigal Prishtina për pjesëmarrjen e saj në sezonin 2022-2023, megjithatë, për shkak të kontributeve financiare të pazgjidhura dhe të papaguara, përfshirë një borxh nga sezoni i kaluar, nuk është e mundur të vazhdojmë bashkëpunimin tonë”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.