Prishtina pësoi humbje nga Desna

27 janar 2019 | 12:18

FC Prishtina ka pësuar humbje në ndeshjen e parë miqësore në përgatitjet e Antalyas.

Prishtina për kundërshtar kishte anëtarin e elitës ukrainase të pozicionuar në vendin e 6-të. Ishte skuadra ukrainase që filloi më mirë ndeshjen kur edhe qëlluan pingulen. Por, fundi i pjesës së parë në tërësi i takoi Prishtinës e cila qëlloi edhe traversën. Desna pas një devijimi prej gjuajtjes së lirë shënoi për golin e vetëm në ndeshje.

Për Prishtinën u paraqiten 22 futbollistë, njëri prej tyre në prova, turku 19-vjeç, sulmues anësor i dalë nga të rinjtë e Galatasary, Serkan Sefil.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi legjendar i Besës së Pejës, Finsik Papuqi, ka fituar…