Prishtina pësoi humbje nga Ylli

03 dhjetor 2020 | 21:05

Golden Eagle Ylli ka mundur Sigal Prishtinën në udhëtim 70:87 (22:22, 16:22, 19:21, 13:22), në ndeshjen e mbetur të javës së katërt në Prince Caffe Superligë.

Në çerekun e parë u zhvillua lojë e barabartë me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin dhe kjo pjesë përfundon 22:22. Mysafirët ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke e fituar 16:22, për të shkuar në pushim me shifrat 38:44.

Edhe perioda e tretë u karakterizua si e baraspeshuar, me Prishtinën që mundohej të shkrijë epërsinë, por mysafirët e ruajtën atë, derisa e fituan këtë pjesë 19:21, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 57:65. Mysafirët e thelluan edhe më shumë epërsinë në 10 minutat e fundit, 13:22, duke triumfuar në fund 70:87.

Te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 23 pikë, 12 kërcime e pesë asistime, Arian Qallaku me 16 pikë dhe Edmond Azemi me 12 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Valon Bunjaku me 21 pikë, pesë kërcime e tetë asistime, Cody John me 20 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime dhe Samir Zekiqi me 18 pikë e pesë kërcime.

Sigal Prishtina ka një fitore dhe tri humbje, kurse Golden Eagle Ylli katër fitore dhe një humbje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar se nesër (e premte) në…