Prishtina pëson humbje në Gjermani
12 dhjetor 2018
| 21:37
Prishtina është mposhtur nga Oliver Wurzburgu në ndeshjen e parë të fazës së dytë në FIBA Europe Cup.
Gjermanët fituan 95:77 në një duel që në tri raundet e para ishte i barabartë. Në të fundit vendasit triumfuan me 11 pikë epërsi për të shënuar fitoren e parë në Grupin I.
Pos këtyre dy skuadrave, në Grupin I janë edhe Szolnoki Olaj e Pinar Karshiyaka.