Prishtina po shqyrton shkarkimin e Ibrakoviqit
14 shkurt 2022
| 11:29
FC Prishtina po shqyrton shkarkimin e trajnerit Abdulah Ibrakoviq. Siç merr vesh Kanal10, diskutimet për shkëputjen e kontratës tashmë kanë filluar, mirëpo trajneri boshnjak po kërkon dëmshpërblimin për pjesën e mbetur të kontratës.
FC Prishtina e nisi me humbje sezonin pranveror, pasi e humbi përballjen me Malishevën me rezultat 2-1.