Prishtina po transformon sistemin e ngrohjes përmes energjisë diellore
20 dhjetor 2022
| 15:49
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me përfaqësuesin e KfW-së, Pablo Obrador Alvarez dhe kryeshefin ekzekutiv të Termokosit, Fisnik Osmani kanë nënshkruar marrëveshjen e veçantë për projektin më të madh në rajon ‘Solar4Kosovo’.
Rama ka theksuar se Prishtina po transformon sistemin e ngrohjes përmes energjisë diellore.
“Nëpërmjet këtij projekti do të kontribuojmë në ngritjen e kapacitetit të sistemit ekzistues të furnizimit me ngrohje, i cili do të jetë më efiçient, më i sigurt dhe më miqësor me ambientin. Faleminderit partnerëve tanë, KfW dhe BERZh, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm drejt”, ka thënë Rama.