Prishtina pret një edicion të suksesshëm në FIBA Europe Cup
Sigal Prishtina të mërkurën (ora 19:00) do të përballet me Apoel Nicosia në ndeshjen e parë të grupeve për këtë edicion në FIBA Europe Cup. “Bardhekaltrit” janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje si dhe për edicionin e ri në FIBA Europe Cup.
Pjesë e këtij grupi janë edhe Ventspils e Letonisë dhe medi Bayreuth e Gjermanisë. Prishtina edicionin e kaluar fitoi titullin në Kosovë, Kupën dhe Superkupën. Gjithashtu, në edicionin e kaluar arriti suksesin më të madh në FIBA Europe Cup, duke arritur në Top 16, kurse hera e parë që mori pjesë në këtë garë ishte viti 2015. Apoel ka përfunduar në vendin e tretë edicionin e kaluar në Ligën e Qipros, derisa ylli i grupit është Dardan Berisha i Sigal Prishtinës.
Kampionët e Kosovës shpresojnë të kenë një edicion sa më suksesshëm në FIBA Europe Cup. Prishtinasit morën pjesë edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Sigal Prishtina-Apoel Nicosia zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
/Epoka e re/