Prishtina pret sonte Gjilanin nën dritën e reflektorëve
20 gusht 2018
| 09:44
Sonte zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së parë të Ipko Superligës.
Prishtina e pret në kryeqytet skuadrën e Gjilanit. Ndeshja zhvillohet me fillim prej orës 19:45, nën dritën e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Atmosfera pritet që të jetë shumë e mirë, pasi që pos Plisave, në stadium do të jenë edhe tifozët mysafirë, “Skifterat”.
Për Prishtinën çdo rezultat pos fitores do të ishte dështim, pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme në kualifikimet e Ligës së Evropës dhe në sfidën e Superkupës. Ndërkohë, për Gjilanin edhe barazimi do të ishte shumë pozitiv, pasi që gjatë afatit kalimtar më shumë është dobësuar se që është forcuar. /Lajmi.net/