Prishtina prezantohet Albin Krasniqi dhe Drilon Islami

13 qershor 2023 | 21:07

Prishtina ka transferuar zyrtarisht Drilon islamin dhe Albin Krasniqin. Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook, klubi kryeqytetas prezantoi dyshen.

Islami dhe Krasniqi ishin pjesë e Ferizajt në gjashtë muajt e fundit, duke bërë paraqitje të mira. Cilësitë që posedojnë dyshja kanë bindur bordin e Prishtinës dhe trajnerin Debatik Curri që të realizohen transferimet.

Prishtina fitoi Kupën e Kosovës, ndërsa është në pritje të licencimit nga Federata e Futbollit Kosovës për garat evropiane.

Andaj, bardhëeklatrit kanë nevojë për prurje të reja për të garuar fuqishëm në edicionin e ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian i ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër…