Prishtina prezanton Kushtrim Gashin

12 gusht 2022 | 16:29

Mesfushori i mirënjohur kosovar, Kushtrim Gashi dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi dhe kanë nënshkruar kontratë të re dy-vjeçare.

29-vjeçari i bashkohet FC Prishtinës pas tre viteve shumë të suksesshme te skuadra e Ballkanit ku e ka fituar titullin kampion edicionin e kaluar.

Gashi në karrierën e tij ka luajtur edhe për Besën e Pejës, Vëllaznimin e Gjakovës dhe Istogun.

Mesfushori qendror shprehet shumë i lumtur që iu bashkua Prishtinës derisa për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina, thotë se i është bashkuar ekipit më të madh në Kosovë.

Emocionet e para – Sigurisht se ndjehem shumë i lumtur që jam bërë pjesë e Prishtinës, dhe ndjej përgjegjësi shumë të madhe që ta bartë fanellën e ekipit “bardhekaltër”.

???????? ??̈? ?’?? ???????? ?????????̈? – Prishtina është klubi më i trofeshëm në Kosovë dhe duke e parë riorganizimin që është bërë brenda klubit sikurse në shtab teknik, staf dhe lojtarë, vendosa që edhe unë të bëhem pjesë e këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe serioz.

???????? – Prishtina është klub që nuk i duron pozitat e tjera në tabelë përpos atyre në krye. Prishtina gjithmonë “lufton”dhe do të “luftojë” për trofe.

????????? ??̈? ??????̈? – “Plisave” iu premtoj se do ta jap maksimumin në stërvitje dhe ndeshje ashtu siç kam bërë edhe në ekipet e tjera ku kam luajtur. Do të luftojmë për “Plisat” dhe do të festojmë së bashku pasi që ata janë lojtari ynë i 12-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inflacioni (rritja e çmimeve) në korrik të këtij viti ka…