Prishtina prinë me numrin e rasteve të reja me Covid -19

19 korrik 2020 | 15:41

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se 118 rastet e reja me Covid-19 janë nga Prishtina, Ferizaj, Fushë Kosova, Drenasi, Peja, Mitrovica, Prizreni, Gjilani, Gjakova, Podujeva, Vitia, Kaçaniku, Skenderaj, Vushtrria, Hani i Elezit, Kamenica, Kllokoti, Lipjani, Obiliqi dhe Suhareka.

Në bazë të statistikave të prezantuara nga IKShPK-ja, Prishtina prinë me numrin e rasteve të reja

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 48 raste, komuna e Ferizajt 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 9 raste, komuna e Drenasit 7 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë”, ka njoftuar IKShPK-ja.

(F.D/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Sadiku mund të largohet nga Spanjë në merkaton e…