Prishtina prinë me numrin e rasteve të reja me Covid-19
21 korrik 2020
| 15:13
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 168 rastet e reja me Covid-19, vetëm në Prishtinë 91 persona kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajt”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.